Një familjeje do t’i duhen 200 euro për ndërrimin e dokumenteve

Kanë mbetur edhe gjashtë muaj ku pasaportën, letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes mund t’i përdorni me emrin e vjetër të shtetit.

Për ndryshimin e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, për një person do të duhet t’i paguhen shtetit gati 50 euro. Një familje 4 anëtarëshe do të duhet të ndajë minimum 200 euro për dokumente të reja.

Pasaporta për personat mbi 27 vjet do të kushtojë 2000 denarë, 500 denarë më shumë nga tarifa e vjetër, ndërsa letërnjoftimi u shtrenjtua për 120 denarë dhe do të kushtojë 320 denarë, kurse leja e vozitje 410 denarë.

Ndryshe, 12 shkurti i vitit 2024 është data e fundi në të cilën do të vlejnë dokumentet e vjetra dhe të njëjtat nuk do të jenë valide edhe pse nuk u është skaduar afati.