Planet e evakuimit masiv janë duke u zhvilluar në rajonin jugor të Khersonit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të intensifikojnë granatimet në zonë.
Në një deklaratë në Telegram, guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin tha se trupat ruse kishin “rritur granatimet jo vetëm në Kherson, por edhe në të gjithë Ukrainën”.
“Ukrainas, familje të tëra, fëmijë po vdesin”, tha ai, shkruan Sky News.
“Unë nuk mund të lejoj që njerëzit e Khersonit të vuajnë”.
Ai vazhdoi duke thënë se granatimet e shtuara ishin arsyeja pse u dha një urdhër për të “përpunuar paraprakisht mënyra për të evakuuar popullsinë civile në rast të bombardimeve masive të rajonit”.
Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, trupat ukrainase mbërritën në qendër të qytetit strategjik të Khersonit pas tërheqjes së Rusisë – me banorë të gëzuar që festonin çlirimin e tyre.




