Autoritetet në Rusi, gjegjësisht në Moskë kanë raportuar se një dron kishte në cak kryeqytetin rus, raportojnë mediet e huaja.
Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa mbërritur në qytetin e Moskës që si duket e kishte në cak.
Nuk është raportuar për dëme nga mbeturinat e rrëzimit të këtij droni dhe gjithashtu nuk u raportua për të lënduar.
Deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi megjithatë sipas të gjitha gjasave mund të qëndrojnë forcat ukrainase.
Nuk është hera e parë që forcat ukrainase kanë pasur në cak kryeqytetin e Rusisë.
Rusia gjatë natës kishte lëshuar 33 drone dhe dy raketa në territorin ukrainas.