Një ditë pasi BDI e mori Ministrinë e Brendshme, policia po sillet si në kohën e Millosheviqit

Arjanit Xhaferi

A ka mundësi që Ministria e Brendshme këto Njësitet për Reagim të Shpejtë (EBR) t’i përdorë për të parandaluar prerjen dhe vjedhjen e pyjeve në Malin Sharr, për të penguar hedhjen e mbeturinave inerte në Kodrën e Diellit, dhe për të vënë rend nëpër qytete ku të fortit uzurpojnë hapësirat publike? Të pengosh ndërtimin e ujësjellësit për banorët dhe taksapaguesit e vendit tënd duke përdorur policinë e shtetit është në kundërshtim me çdo logjikë njerëzore. Komuna e Bogovinës duhet të ngrejë padi kundër Ministrisë së Brendshme dhe ta alarmojë edhe komunitetin ndërkombëtar për këtë sulm që po i bëhet me forca policore, si në kohën e Millosheviqit.