Një ditë para Kuvendit, Basha mbledh kryesinë, mësohet vendimi i parë që do të marrë

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e partisë në lidhje me vendimet që pritet të merren nesër në Kuvendin e PD.

Në mbledhje pritet të propozohet ngritja e Komisionit të përhershëm Statutor, anëtarët e së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha pritet të nisë punimet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongrese.

Ndërkohë nga ana tjetër, kampi tjetër demokrat që drejtohet nga Berisha ka organizuar referendum në çdo degë të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.