Një diplomate nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në New York

Një diplomate nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Manhattan të New Yorkut, njoftojnë mediat.

Ajo u dërgua në një mision të përhershëm në OKB dhe u gjet nga policia me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.
Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.
Në versionin e parë të “New York Post” u publikua edhe emri dhe mbiemri i saj por pas disa minutave u fshi ai informacion.