Një burrë ther me thikë një grua në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një burrë në rrugën “Mic Sokoli” në Prishtinë ka therur me thikë një grua.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor teksa më pas është liruar për në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.