Një burrë nga Kavadari arrestohet për sulm seksual ndaj një 18-vjeçari

MPB njoftoi se të premten ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kavadari pasi i njëjti nën kërcënim ka detyruar një të ri tjetër të kryej veprime seksuale, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Me datë 13.01.2023 në ora 22:50 në Kavadar, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit i kanë privuar nga liria R.F.(20) nga Kavadari. Ai dyshon se në dhjetor të vitit 2022 ka detyruar një 18-vjeçar nga Kavadari që të kryejë veprime seksuale, pas çka e ka kërcënuar me një send të mprehtë që të mos e denoncojë rastin në polici. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.