Një burrë është gjetur pa shenja jete në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës

Më datë 01.02.2024, në orën 11:40, në SPB Shkup është raportuar se në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës është gjetur trupi i pajetë i një mashkull, personi nuk është identifikuar ende sepse ka qenë person endacak dhe i pastrehë.

Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.