Një burrë dhe një grua rrahin një grua me shqelma dhe boksa në Pejë (VIDEO)

Një rrahje ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Pejë.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar një video ku shihet se dy persona, një burrë dhe një grua, rrahin me shqelma dhe boksa një grua tjetër të cilës edhe ia shkulin flokët.

Arsyeja e kësaj rrahje nuk dihet akoma, derisa dëshmitarët e rastit kanë deklaruar se personat që ndërhyjnë janë policë civilë.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës ndërsa të njëjtit thanë se ende nuk kanë një raport zyrtar lidhur me rastin.