Në këto netë të bekuara të Ramazanit, sonte me përfundimin e namazit të teravisë në Xhaminë “Rinia” në Gostivar, fëmijët të cilët ishin pjesë e xhematit, përjetuan një moment të paharrueshëm.
Ata u befasuan këndshëm kur gjetën dhurata të vendosura në këpucët e tyre – një shenjë e dashurisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve nga një dorë anonime, që zgjodhi të japë fshehurazi, por që do të lëjë gjurmë të paharrueshme në zemrat e fëmijëve
Kjo dhuratë sa do e vogël që është, (një çokollatë dhe 200 den.), ajo është një mesazh kuptimplotë, solli buzëqeshje dhe gëzim në zemrat e fëmijëve, duke e bërë Ramazanin edhe më të veçantë për ta.
Dhurata e parë e këtij lloji në trevën e Gostivarit u bë simbol i solidaritetit dhe i kujdesit për brezin e ri, duke i mësuar se mirësia shpërndahet pa zhurmë, pa kamera, por me zemër bujare.
Le të mbetet kjo befasi si kujtesë se mirësia nuk ka nevojë për emër, por për zemër. Dhe le të frymëzojë të gjithë xhematin që të shpërndajë dashuri e solidaritet, ashtu siç na mëson ky muaj i bekuar.





