Një anije mallrash ka marrë flakë në Turqi

Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka shpërthyer në një anije mallrash në portin Samsun të Detit të Zi në veri të Turqisë, raporton Anadolu. Zjarri ka rënë në motorrin e anijes së ngarkesave të thata “Firuze G” teksa ajo priste bosh në port.

Ekipet e shërbimit zjarrfikës, policisë dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) ndodhen në terren.

“Askush nuk u lëndua”

Guvernatori i Samsunit, Orhan Tavli, tha shkurt se zjarri ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një dështim i gjeneratorit në dhomën e motorit të anijes ndërsa ishte ankoruar në skelë.

“I gjithë ekuipazhi prej 33 anëtarësh u evakuua në tokë dhe askush nuk u lëndua”, shtoi guvernatori.