Një 66-vjeçar nga Ohri është gjetur i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 28.08.2021 në ora 07,30 në SPB Ohër, B.P.(34) nga Shkupi ka denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Bregu Maqedonia”, ka vërejtur një trup. Është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale L.A.(66) nga Ohri. Vdekje pa lëndime trupore të dukshme në trup ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër, kurse me urdhër të prokurori publik trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion.





