Një 32-vjeçar, viktima më e re nga Covid-19

Në mesin e 32 viktimave që janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, është edhe një 32-vjeçar nga Dellçeva.

Viktimat tjera janë 8 nga Shkupi të moshës 52, 54, 58, 61, 67, 68, 75 dhe 77-vjeçare.

6 viktima janë nga Gostivari të moshës 45, 47, 48, 61, 67 dhe 74-vjeçare dhe nga Tetova të moshës 54, 57, 60, 72, 74 dhe 78-vjeçare.

Tre viktima ka në Kumanovë, 2 në Kërçovë dhe nga një viktimë është regjistruar në Koçan, Berovë, Ohër, Vallandovë dhe Strugë.