Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit 3 centimetra nën minimumin e lejuar

Niveli i Liqenit të Ohrit sot është tre centimetra nën minimumin e lejuar, tregojnë matjet më të reja të Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike. Niveli i Liqenit të Prespës, megjithatë për 49 centimetra e ka tejkaluar minimumin absolut.

Për dallim prej liqeneve, te lumenjtë sot situata është më ndryshme. Te një numër i madh i lumenjve niveli i ujit krahasuar me ditën e djeshme dhe të hënën e kaluar është më i lartë. Përjashtim është vetëm lumi Pçinja te i cili niveli sot është për dy centimetra më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.