Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është në 693.73 metra mbi nivelin e detit ose 24 centimetra mbi mesataren për muajin mars (693.49 metra mbi nivelin e detit).
Niveli i ujit të liqenit është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, kur në mars niveli i ujit në liqen ishte më shumë se 30 centimetra nën mesataren mujore ose disa centimetra mbi minimumin e lejuar.
Temperatura e ujit në liqen është 6,5 gradë Celsius, që është një gradë më e ftohtë se mesatarja e marsit.
“Kondicioni” i mirë në të cilën ndodhet liqeni për sa i përket niveleve të ujit është për shkak të periudhave intensive të shiut që kanë përfshirë rajonin në muajt e fundit.





