Raportohet se kanë nisur sulmet e para amerikano-izraelite drejt Iranit, në një përpjekje për të detyruar regjimin e Republikës Islamike të pranojë një armëpushimet n kushtet e aleatëve perendimore.
Sipas raportimeve te para, ka pasur goditje ne Isfahan kryesisht, në baza ushtarake iraniane dhe në disa fabrika municionesh.
Nga ana tjetër, raportohet se ka pasur goditje edhe në Arak, në një uzinë të prodhimit të aluminit. Teksa nuk është kursyer as një kompleksi i Fajr për nenproduktet e naftes në Mahshahr.
Njëkohësisht, presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë me dije se ende nuk eshtë njohur me propozimin e një armëpushimi dyjavor, kerkuar nga kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke propozuar një armëpushim dyjavor dhe hapa konkretë për të krijuar hapesire për diplomaci.
Trump tha se po pret të informohet, por ndërkohë ka vlerësuar figurën e Sharif si “shumë serioze dhe të respektuar”.
Edhe nga Irani eshtë bërë me dije se propozimi i tij po merret parasysh, me një përgjigje të pritshme në vijim.
Në një deklaratë të zgjeruar publikuar në media sociale, Sharif theksoi se perpjekjet diplomatike për një zgjidhje pagesore të luftes nё rajon “po perparojnë n mënyrë të qëndrueshme, te forte dhe të fuqishme”, duke shtuar se ekziston potencial real për rezultate konkrete n një të ardhme të afërt.



