Nis zbatimi i marrëveshjes, fillon largimi i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak, vendoset KFOR-i

Në pikën kufitare në Jarinjë tashmë është formuar një kordon i gjatë i ushtarëve të KFOR-it.

Ata janë të të armatosur rëndë dhe e kanë formuar rrethin e tyre të sigurisë operative.

I tërë ky mobilizim është në në kuadër të asaj që këta të paktën për dy javë do të qëndrojnë në pikat ku për gati dy javë kanë qëndruar Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës të cilat u vendosën me 20 shtator.

Policia e Kosovës po qëndrojnë të qetë aty pranë dhe janë futur nëpër autoblindat e tyre.

Njësia Speciale në Jarinjë po e pret udhrin për t’u larguar

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët janë duke qëndruar për të 13-ën ditë me radhë në Jarinjë janë gati për t’u larguar nga pozicioni.

Mësohet se ata janë duke e pritur vetëm urdhrin për t’u larguar nga aty, po ashtu të gjithë janë brenda në autoblinda.

Lirohet për qarkullim njëra krosi e rrugës në Jarinjë pas 13 ditësh të bllokimit

Në Jarinjë është liruar njëra krosi e rrugës që ishte e bllokuar për 13 ditë rresht me maune të mbushura me zhavorr.

Aty janë parë duke kaluar tashmë edhe veturat e para që nga lirimi i kësaj krosi.

ImageFOTO GALERI
Serbët nisin largimin e kamionëve

Serbët kanë nisur largimin e kamionëve të vendosur si barrikadë në pikën kufitare në Bërnjak nga serbët.

Kjo pasi sot fillon zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat, përcjell Bota sot.

ImageNë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak po qëndron edhe KFOR-i.FOTO GALERI
Më poshtë pamjet.

Në tendat që janë të vendosura në Jarinjë akoma janë duke qëndruar proestues serbë të cilët janë aty për të 13-ën ditë.

Numri i personave që janë duke qëndruar aty është në numër i vogël.

Nga sot në ora 08:00 e mëngjesit ka hyrë në fuqi marrëveshja për targat e cila ishte arritur në Bruksel më 30 shtator. Sipas të cilës nga Bërnjaku dhe Jarinja duhet të largohen protestuesit serbë dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Grupi i parë i pjesëtarëve të KFOR-it duke u pozicionuar në Bërnjak.

Grupi i parë i pjesëtarëve të KFOR-it është duke u pozicionuar në pikën kufitare në Bërnjak.

Krejt kjo po bëhet në kuadër të marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel më 30 shtator sipas së cilës Njësia Speciale njëkohësisht me barrikadat e vendosur nga serbët do të largohen, ndërsa do të vendoset KFOR-it.

Situatë e qetë në pikën kufitare në Bërnjak

Në pikën kufitare në Bërnjak, po vazhdon të jetë situata e qetë.

Ekipi i Klan Kosovës i cili po qëndron atje njofton se para orës shtatë në këtë pikë kufitare kanë takuar një kolonë automjetesh ushtarake të KFOR-it, rreth 10 sosh që lëviznin në drejtim të Bërnjakut, ku fillimisht ata ndaluan dhe u pozicionuan.

Qysh atëherë filloi pozicionimi i parë i këtyre trupave në një rrugë malore, duke filluar ta kenë nën vëzhgim situatën, ku pas 40 minutash ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në rrugën kryesore.