Nis takimi Thaçi-Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pretendentin për kryeministër Albin Kurti.

Pas tri ftesave të dështuara, këtë të hënë fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti i ka shkuar në ‘konak’ presidentit Thaçi ku pritet të diskutojë për formimin e qeverisë së re.

Kësisoj Thaçi më pas do t’ia japë mandatin Kurtit, i cili fillimisht ka 15 ditë kohë deri në formimin e koalicionit qeverisës e më pas një afat tjetër dhjetë ditor.

Kurti më herët bëri të ditur se te presidenti Thaçi po shkon pa marrëveshje politike me LDK. Kjo e fundit ende duke mbajtur mbledhjen e kryesisë.