Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ky takim është thirrur nga kryeministri Kurti, siç është thënë për bashkërendim rreth temave madhore për Kosovën. Ndërkaq, nesër Kurti pritet të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa takimin e tillë e ka refuzuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Kosovë-Shqipëri Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt