Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot përfaqësuesit e partive politike parlamentare, pasi të shtunën Qeveria Kurti nuk mori votat e nevojshme në Kuvend.
Të pranishëm në takimin e përbashkët të ftuar nga presidentja Osmani janë kreu i LVV-së, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues tjerë të partive parlamentare.
Takimi ka nisur rreth orës 12:00.
Ky takim vjen pas pas dështimit të LVV-së dhe Kurtit si mandatar për ta formuar qeverinë në seancën e së dielës në Kuvend.
Në takim pritet të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në përputhje me Kushtetutën.
 
		



