Nis seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë, të akuzuarit thonë se janë të pafajshëm

Ka filluar seanca e katër gjyqësore për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit nuk pranuan fajësinë dhe deklaruan që deri në fund të procesit do të dëshmohet pafajësia e tyre. Fajësinë nuk e pranoi as përfaqësuesi i spitalit klinik të Tetovës. I akuzuari Florin Besimi ish drejtor i spitalit klinik të Tetovës, i cili gjykatës i dorëzoi qindra faqe të reja që sipas tij janë dëshmi për të vërtetuar siç tha Besimi pafajësinë e tij. Besimi nëpërmes mbrojtjes së tij kërkoi nga gjykata që t’i jepet mundësia që dëshmitë e prokurorit e cila është në usb dhe cd t’i jepet e drejtë për të parë përmbajtjen e tyre.