Nis samiti i “Ballkanit të Hapur”/ Në Ohër mblidhen liderët e rajonit, mungon Kosova

Dikush me aeroplan e dikush me veturë, po mblidhen kryeministrat e shteteve të Ballkanit për të mbajtur samitin “Ballkani i Hapur”

Siguria në Ohër është e nivelit të lartë.

Sonte kryeministri Dimitar Kovaçesvski në vilën e presidencës në Ohër do të darkojë me kryeministrin Shqiptar Edi Rama, atë të Malit të Zi Dritan Abazoviç si dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ослободете се од холестеролот и високиот крвен притисок со неколку капки!
Sipas agjendës për nesër janë paraparë fjalime zyrtare në samit, përveç kryeministrave dhe ministrave të rajonit me video fjalime do të paraqiten edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Në këtë samit nuk merr pjesë Kosova e cila thotë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Serbisë, për të promovuar interesat ruse dhe kineze.

Gjithashtu edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim “Ballkanin e Hapur” e quajti një aleancë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Por, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Ballkani i Hapur garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në kontinentin tonë.

“Ballkani i Hapur është në funksion të ecjes sa më shpejtë drejtë realizimit të lëvizjes së lirë të të njerëzve të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më të shpejtë në këtë rajon të katër lirive të BE-së”– deklaroi Edi Rama –Kryeminsitër I Shqiperisë.

E kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se koncepti “Ballkan i hapur” parashikon lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

“Ballkani i hapur, takimet që bëhen në nivel shtetesh, kjo platformë nuk është platformë imponuese, pranon atë çka është e leverdishme, psh: pse ne mos të pranojmë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, pse të mos ketë një dakordësi. A e dini sa presin mallrat nga 10 orë, nga 3 ditë nga 5 ditë”- pohoi Ali Ahmeti-Kryetar I BDI-Së.

Në fund të samitit është paraparë të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor për njohje reciproke të diplomave dhe notave shkencore të dhëna në institucione të arsimit të lartë dhe institucione tjera të autorizuara dhe memorandume për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore.

Iniciativa Ballkani i Hapur parashikon lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis vendeve-anëtare.

“Ballkani i Hapur”, një nismë e nisur në vitin 2019, e cila deri më sot, pavarësisht se ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës së mëparshme dhe asaj aktuale të SHBA-së, nuk arriti të zgjerohej.