Nis pastrimi i Shkupit! (Video)

Pas më shumë se dy muaj kaos, ku kryeqyteti u mbush me mbeturina, sot po fillon pastrimi, njofton TV21

Makineria është përgatitur, për t’u vënë në funksion.

 

 

Kryetari i ri Shkupit premtoi se krahas grumbullimit te mbeturinave, do të lahen edhe sheshet, bulevardet dhe rrugët.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga makineritë në fjalë dhe ka njoftuar se “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupi”.