Nis në selinë e OKB-së në Nju-Jork ekspozita “Udhëtim nëpër qytetërime”

Të enjten sipas kohës vendore u organizua në selinë e OKB-së në Nju-Jork ceremonia e hapjes së ekspozitës së posaçme “Udhëtim nëpër qytetërime” nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Zv.sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së Miguel Ángel Moratinos, zv.sekretarët e përgjithshëm të OKB-së Movses Abelian e Xu Haoliang, përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB Zhang Jun dhe përfaqësues nga Belgjika, Serbia, Nikaragua, Siria, Kiribati, Rusia, Hungaria etj. morën pjesë në këtë ceremoni.

Ekspozita “Udhëtim nëpër qytetërime” është organizuar nga CMG-ja, Misioni i Përhershëm i Kinës në OKB, Shoqata e Miqësisë ShBA-Kinë dhe Shoqata e Librit e Kinës në OKB. Ekspozita u hap më 26 qershor dhe do të mbyllet më 7 korrik. Ajo do të zhvillohet edhe në ShBA, Angli, Egjipt, Kenia, Peru etj.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh në fjalimin e tij se, nën drejtimin e masterplanit të hartuar nga Nisma e Qytetërimit Global e presidentit Xi Jinping, populli kinez po përpiqet të ndërtojë qytetërimin modern të kombit kinez dhe të promovojë përparimin e ri në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Kjo ekspozitë gjurmon burimin e qytetërimit kinez. CMG-ja zbaton detyrën e medies, përhap qytetërimin kinez nëpërmjet krijimit të risive, forcon shkëmbimet kulturore ndërkombëtare, nxit dialogun ndërmjet qytetërimeve globale dhe jep kontribut për të nxitur njohjen mes popujve të vendeve të ndryshme dhe ndërtimin e bashkisë së fateve të përbashkëta. (Çang Çuo)