Në këtë takim kanë mbërritur po thuajse gjithë deputetët përfshirë edhe ata të cilët janë propozuar për ministra të Qeverisë së re. Mirëpo aty nuk është parë nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani, e cila ishte kundër mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e saj për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.
Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Ndryshe, javën e kaluar në mbledhjen e Kryesisë, LDK vendosi që të emëroj si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.