Nis lehtësimi i masave në New York

Guvernatori i shtetit federal amerikan New York , Andrew Cuomo deklaroi se pjesa qendrore e këtij vendi tani është i përgatitur për lehtësimin e masave restriktive të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.

Ai shtoi se tani pesë rajone në këtë pjesë të SHBA-së mund t’i ndërmarrin hapat e parë në këtë drejtim duke hapur disa kompani.

Cuomo, gjithashtu, tha se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump i cili ka premtuar 3,9 miliardë dollarë amerikanë prej fondeve federale për sistemin transportues.

Ai tha se shteti i New York ballafaqohet me deficit në buxhet prej 61 milionë dollarëve amerikanë për shkak të pandemisë me virusin dhe edhe njëherë i bëri thirrje Washingtonit zyrtar të sjellë ligje të cilat do të sigurojnë financimin e shteteve.

Cuomo ju bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’i respektojnë masat, veçanërisht mbajtjen e maskave mbrojtëse, larjen e shpeshtë të duarve dhe shmangien e tubimeve të mëdha.

Guvernatori sërish i përmendi edhe rastet e fëmijëve të prekur, sëmundja e së cilëve lidhet me Covid-19.

“Sikurse shteti New York , ashtu edhe 16 shtete të tjera federale dhe gjashtë vende evropiane paraqitën raste të fëmijëve të prekur, gjendja e së cilëve mund të lidhet me Covid-19. New York kryeson hulumtimin në këtë fushë. Duhet të mësojmë gjithçka sa më parë të jetë e mundur, pasi bëhet fjalë për fëmijët tanë”, potencoi Cuomo.

New York është shteti më i rrezikuar amerikan nga koronavirusi i ri, ku tashmë kanë vdekur 27.600 persona nga kjo sëmundje.