Policit të Kosovës, Altin Kryeziu, po i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Bubavec.
Në ceremoninë mortore po marrin pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetari i komunës, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.
Altin Kryeziu po përcillet për në banesën e fundit tetë ditë pasi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në krye të detyrës.



