Nipi i Ali Ahmetit flet për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” në Shkup

Drin Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmetit, konfirmon për “Makfax” se kompania e tij po blen qendrën tregtare “Soravia”, që gjendet në qendër të Shkupit.

Ahmeti tregon se paratë me të cilat bëhet blerja dhe shitja janë të ligjshme dhe për marrëveshjen e biznesit nuk e kanë ndihmuar lidhjet e tij familjare, as babai Fekri dhe as xhaxhai i tij Ali Ahmeti.

“Asnjë nga lidhjet e mia familjare nuk më ka ndihmuar në blerjen e aksioneve në ‘Soravia Center’”, thotë biznesmeni i ri Drin Ahmeti.

I pyetur për origjinën e parave, ai nuk ka dhënë përgjigje. Ai iu referua fshehtësisë së kontratës, ndërsa përgjigjen me gjitha detajet do ta bëj publike në muajin shtator.

Drin Ahmeti është i bindur se të gjitha paratë janë të ligjshme.

“Ajo që mund të them tani është se i gjithë kapitali vjen tërësisht nga aktivitetet e biznesit të huaj të kompanisë sonë dhe partnerëve tanë, gjithçka është legjitime dhe lehtësisht e provuar”, shtoi ai për Mafax.

Sipas informacioneve nga Regjistri Qendror, Drin Ahmeti është pronar dhe menaxher i tri kompanive, përkatësisht: “Thor Industries” që blen “Soravia”; “Helios Impianti” nga Kërçova për prodhimin e energjisë elektrike; “Everest JD”, e cila po ashtu është nga Kërçova dhe merret me ndërtim.

“Hano Soravia”, pronari i qendrës tregtare, ruan 10 për qind të aksioneve.

“Marrëveshja thotë se ‘Hano Soravia GmbH’ do të shesë 90 për qind të aksioneve në dy subjektet kryesore të saj, ‘Soravia Invest’ LLC dhe ‘Soravia Management’ LLC, duke ruajtur 10 për qind të aksioneve. Mbajtja e 10 për qind e aksioneve tregon besimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Hanno Soravia GMBH në rritjen e kompanive dhe potencialin e partneritetit të ri. Kjo nënkupton një votë besimi në aftësitë dhe përvojën në industrinë e Pe-vla-ku ŠPK dhe Tor Industries DOOEL për të inkurajuar trajektoren e kompanive”, thotë Hano Soravia, kompania që shet objektin.