Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikolovski, është kthyer nga Beogradi ku me autoritetet serbe kishte zhvilluar bisedime për importin e mungesës së grurit, me të cilën përballet vendi. Në një prononcim për “Utrinski Brifing” ai siguroi se vendi ka sasi të mjaftueshme të produkteve bazë ushqimore, ka plane dhe mbështetje për mbjelljet pranverore kurse rezultate priten edhe nga masat intervenuese.
LUPÇO NIKOLOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË
“Për këtë shkak janë të domosdoshme subvencionet në bujqësi që bujqit kjen mundësinë e mbijetesës. Lidhur me importin e grurit, “Ballkani i Hapur” na ndihmon të arrijmë marrëveshje me Serbinë që të hiqet ndalesa e tyre për të importuar nga atje”
Ministri Nikolovski tha se po veprohet me përgjegjësi maksimale, po ndiqet situate dhe reagohet me kohë.
LUPÇO NIKOLOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË
“Tani e shohim se sa e rëndësishme është sigurimi I ushqimit. Por, qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Kemi plane dhe masa intervenuese për bujqësinë. Reagojmë me pako masash për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë me qëllim të lehtësimit të situatës së rënduar ekonomike”
Temë diskutimi në Beograd ka qenë edhe importi I vajit të rafinuar dhe jo të rafinuar – ka thënë Ministri Nikolovski duke shtuar se edhe kjo ndalesë importi do të hiqet.
LUPÇO NIKOLOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË
“Ne kemi pasur edhe 200 mijë hektarë me lulediell, por shumë faktorë kanë ndikuar që të ulen sipërfaqet. Kjo vlen edhe për kulturat tjera. Ky trend tani po ndryshon. Fokusi ynë është në kulturat strategjike, që në mënyrë afatgjate ta ulim importin, kurse në atë afatmesëm të rriten sipërfaqet bujqësore”
Ministri I Bujqësisë tha se 12 mijë hektarë tokë bujqësore janë të kapshme për të rinjtë dhe gratë dhe me ndihmë të masave për zhvillimin rural të kycen në bujqësi. Ky vend ka resurse natyrore që duhet vënë në funksion – ka thënë Nikolovski. /KlanMacedonia/