Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që me tre denarë shtesë të ndihmojë blerjen e mollëve dhe orizit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski këtë e njoftoi në press konferencën e sotme duke potencuar se këto mjete do të përdoren për tejkalimin e problemeve në blerje.
“Në seancën e sotme u miratuan masa që duhet të ndihmojnë në problemet e blerjes së mollave dhe orizit, përkatësisht tre denarë shtesë për blerjen e tyre në muajt e parë të vitit. Vazhdojmë të marrim vazhdimisht masa të reja”, deklaroi Nikollovski.




