Nikollovski nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër

Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër, përcjell TV21.

“Nëse vendoset tani që të hapen procedura, do të kemi një procedurë plotësisht të hapur, transparente, demokratike, të cilën nuk e ka asnjë parti politike, dhe në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet. Unë nuk e shoh veten dhe nuk do të jem një nga kandidatët”, tha mes tjerash Nikollovski.

Ndryshe, lideri i LSDM-së dhe kryeministri aktual, Zoran Zaev të premten paralajmëroi se do të kërkojë nga organet e partisë që të martën, respektivisht nesër, të mblidhet Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv, me qëllim që të konstatohet dorëheqja e tij dhe të zgjidhet lider i ri, i cili sipas kryeministrit Zaev, do të jetë edhe mandatar për formimin e qeverisës ë re.