Në Demir Kapi sot u mbajt ngjarje me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale, ku mori pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikollovski.
Dita ndërkombëtare e gruas rurale, tradicionalisht çdo vit organizohet nga ana e Federatës nacionale të fermerëve dhe Rrjetit për zhvillim rural me mbështetje të Organizatës suedeze për zhvillim We Effect.
Në ngjarje mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson, bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgjievska, përfaqësues të shoqatave bujqësore dhe shumë gra agrare.“Më vjen mirë që institucionet tona, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e njohu nevojën për mbështetje të grave rurale, dhe së bashku me Trupin e kombeve të bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave UN Women dhe mbështetjen e fuqishme të We Effect, Federatës nacionale të fermerëve, Rrjetit rural, Koalicionit rural dhe Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim, në vitin 2019 e filluam rrëfimin për krijimin e masës s posaçme dedikuar mu për gratë rurale, e cila e arriti qëllimin e vet. Gratë agrare morën mbështetje unike”, deklaroi ministri Nikollovski.
Konkursi i parë publik për Masën 115 “Mbështetje për anëtar aktiv grua në ekonominë bujqësore” na Programi për zhvillim rural, u realizua vitin e kaluar, me kontrata të ndara për grant në shumë deri 3000 euro, për 250 gra të regjistruara si bartëse të ekonomisë bujqësore.
Me masën e re për plan biznesi, që starton prej vitin 2023, mundësojmë grant prej 10.000 eurove për fillim të biznesit vetanak, ku do të mund të aplikojnë edhe gratë që merren me bujqësi, me çka presim që numri i tanishëm të rritet akoma më shumë. Gjithçka që nevojitet është gratë të jenë të guximshme, të kenë ide për biznes, të bëjnë plan dhe të aplikojnë.
Angazhimet e RMV-së lidhur me vendosjen e perspektivave gjinore në politika, janë në nivel mjaft të avancuar. vendet anëtare të BE-së, vazhdimisht e analizojnë pozitën e gruas në bujqësi dhe në mjediset rurale, në suaza të politikës së përbashkët bujqësore. Ministria e Bujqësisë i zbaton me sukses udhëzimet dhe vazhdimisht punon në avancimin e statusit të grave rurale në shoqërinë tonë.



