Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.