Nikollovski: LSDM përmes shërbimeve sekrete krijuan master plan në tre hapa për t’u ndaluar veprimi politik i VMRO-DPMNE-së

Master plan në tre hapa është krijuar nga ish-kryesia e LSD-së përmes keqpërdorimit të shërbimeve të sigurisë, e tëra me qëllim që të ndalohet veprimi politik i VMRO-DPMNE-së. Unë ato hollësi i pari i prezantova në vitin 2019 në një duel televiziv me Radmilla Sherinskën, ku publikisht thashë se kemi indikacione serioze për keqpërdorim të shërbimeve të sigurisë, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski gjatë emisionit të mbrëmshëm “Fle nëse mundesh”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.

“Qëllimi i atij master plani ishte të ndalohet veprimi politik i VMRO-DPMNE-së. Kishte tre hapa. I pari ishte të arrestohen sa më shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së me qëllim që të nddodhë ndryshimi i emrit, dhe kjo ndodhi. I dyti ishte partia të vihet në bankën e të akuzuarve për veprim terrorist dhe financi ilegal dhe pjesërisht ia dolën në atë pjesë për financim ilegal. E vendosën në bankën e të akuzuarve dhe ende partia është në bankën e të akuzuarve, ende kemi pronë të ngrirë. Pjesa e tretë ishte nëse arrijnë ta dënojnë VMRO-DPMNE-në, sipas ligjit, të ndalohet veprimi politik dhe fare të mos mund të marrim pjesë në zgjedhje. Ky master plan, shkonte deri atje sa t’i ndalohej edhe kryesisë së VMRO-DPMNE-së të merret me veprim politik. Dhe kjo ishte menduar nga kryesia e atëhershme e LSD-së në krye me Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinskën, ndërkaq nuk mund të amnistohet as Dimitar Kovaçevski”, tha Nikollovski.

Agjencia për siguri aq ishte e keqpërdorur sa që çdo ditë bënin raporte të rrejshme për kryesinë e VMRO-DPMNE-së se ishim anti-perëndimorë dhe anti-NATO, shtoi Nikollovski.

“Nga ai plan u keqpërdor Agjencia, në kontekst ne të njollosemi para partnerëve strategjik, para së gjithash pas anëtarësimit në NATO. Qëllimi ishte askush nga ne të mos mund të marrë certifikatë sigurie. Nuk ia dolën, por në baza ditore bëheshin raporte se jemi nën ndonjë ndikim të atillë apo të këtillë. Ja për herë të parë do të them për mua se kam qenë nën ndikim iraniano-turk-hungarez. Në krye të atyre rpaorteve të rrejshme, sipas njohurive të mia, në goditje ishin edhe kryetari Mickoski, Dragan Kovaçki, Antonio Milloshoski, Vllado Misajllovski. Për mua përpilonin shënime se jam anti-perëndimor dhe anti-NATO në kushte kur isha nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, në kushte kur isha shef i misionit monitorues që i krijonte Këshilli i Evropës dhe në kushte kur Miqtë e Evropës më zgjodhën në vitin 2022 në 40 personalitetet më me ndikim nën 40 vjeç në Evropë. Kjo betejë është e drejtë sepse kjo betejë është e VMRO-DPMNE-së demokratike dhe strukturave antidemokraitke të cilat nuk dëshirojnë demokraci në Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, ishte decid Nikollovski.

“Nëse në vitin 2025 dikush pret se kjo do të harrohet, kjo është shumë naive. Dy herë VMRO-DPMNE ka rënë nga pushttei nga shërbimet edhe në vitin 2002 si pasojë e “Veshit të madh” dhe në periudhën 2016-2017 përmes bisedave të përgjuara. Nëse njerëzit e njejtë mendojnë se jemi naivë dhe do ta lëmë këtë punë për herë të tretë të na rrëzojnë nga pushteti në mënyrë jodemokratike, atëherë seriozisht na kanë nënvlerësuar. Njëherë e përgjithmonë do të spastrojmë në mënyrë që të mos ndodhë sërish”, potencoi Nikollovski.

Ai paralajmëroi luftë të paskrupullt për drejtësi, kundër të gjitha strukturave të cilat i kanë keqpërdorur shërbimet sekrete. U bëri thirrje Prokurorisë dhe gjykatave të mos i mbrojnë strukturat nga pushteti i kaluar dhe ta nxjerrin drejtësinë para opinionit.