Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha sot se Qeveria pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, do t’i shpallë masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave në Shkup, por edhe në disa qendra të tjera në vend.
Ai tha se fokusi është vendosur tek të rinjtë, që më lehtë të sigurojnë strehim.
“Unë njoh shumë që shesin, ndërsa pak që kanë blerë me ato çmime. Çmimet duhet të ulen, janë tepër të larta. Sigurisht që ne po përpiqemi të ndihmojmë. Fokusi më i madh është tek të rinjtë, sepse ata janë ata që kanë nevojë për banim, veçanërisht ata që blejnë për herë të parë një shtëpi apo banesë, dhe në këtë drejtim është mbështetja, ndërsa do të ketë edhe masa të tjera. Tani jemi në periudhë zgjedhore dhe, në përputhje me kufizimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nuk mund t’i paraqesim të gjitha, një pjesë prej tyre do t’i paraqesim pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilat do të jenë në drejtim të rregullimit të çmimeve dhe krijimit të mundësive që të rinjtë shumë më lehtë të blejnë një banesë apo shtëpi”, tha Nikolloski.
Deklarata e Nikolloskit vjen pasi u pyet për çmimet e larta dhe të pakontrolluara të objekteve banesore nëpër gjithë vendin, e me theks të veçantë në kryeqytet.