-Numri i punëtorëve në seksionet e autostradave që po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur; kemi rritje prej 40 për qind të aktiviteteve ndërtimore në segmentet e autostradave, ndërsa realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit është mbi 70 për qind, që përbën rekord në historinë e shtetit dhe në nivel të Qeverisë”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
“Në lidhje me aktivitetin, ndërtimi i projekteve të tilla nuk është çështje vizualizimi, por është çështje faktesh dhe shifrash. Krahasuar, në dhjetor 2024 janë përfunduar punë me vlerë prej 10,7 milionë euro, në dhjetor 2025 punë me vlerë prej 19,1 milionë euro, gati 9 milionë euro më shumë. Më tej, në janar 2025 9,7 milionë euro, në janar 2026 12,2 milionë euro, në shkurt 2025 8,5 milionë euro, në shkurt 2026 13 milionë euro, që tregon një rritje serioze. Këtë e tregon edhe Enti Shtetëror i Statistikës: në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ndërtimtaria kishte rritje prej 21 për qind, ndërsa në tremujorin e katërt 16,7 për qind,” theksoi Nikolloski në Kanal 5.
Nikolloski pret mjete shtesë për Ministrinë që drejton, me ribalancin e buxhetit
“Realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit, për të cilin jam veçanërisht krenar, është mbi 70 për qind. Shpresoj që me ribalancin do të kemi edhe mjete shtesë, sepse këto mjete deri në ribalanc do t’i shpenzojmë, gjë që është e mirë për shtetin, sepse mjetet tona janë më të shfrytëzuarat në kuptim të rritjes”, theksoi zëvendëskryeministri, sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit.



