Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe beson se kjo verë është momenti i duhur për një hap të madh në karrierë, duke alarmuar klubin bask dhe tërhequr vëmendjen e klubeve angleze.
Në moshën 22-vjeçare, Williams ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Evropian, ku shënoi në finalen kundër Anglisë, duke u konfirmuar si një prej talenteve më premtues në Evropë.
Arsenali e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e majtë, ndërsa drejtori sportiv Andre Berta e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.
Nga ana tjetër, Chelsea po monitoron nga afër situatën dhe ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit, duke kërkuar të përforcojë krahët pas formës së paqëndrueshme të lojtarëve aktualë në ofensivë.
Megjithëse tundimi nga Liga Premier është i madh, lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në Bilbao, sidomos nëse Athletic siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, gara mes Arsenalit dhe Chelseat po intensifikohet, dhe vendimi final i Williams pritet të jetë një nga sagat më interesante të merkatos së verës.
Kujtojmë që Nico Williams ka një klauzolë largimi nga Athletic Bilbao prej 58 milionë eurove, shumë e parave që nuk përbën problem për dy gjigantët londinezë.