Ngritet flamuri shtetëror, ‘bashkohen’ Osmani e Hoti

Ngritja e flamurit shtetëror është bërë me ceremoni nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

Pas ngritjes së flamurit shtetëror, Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Ngritja e flamurit shtetëror. Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur”, ka shkruar Osmani. Pas kësaj Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar pas ngritjes së flamurit shtetëror tek Qeveria e Kosovës.

Hoti shkruan se “Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”. /Lajmi.net/