Ngriten dyshime se Rita Ora dhe regjisori i njohur janë martuar

Prej më shumë se një vit, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe regjisori i njohur, Taika Waiti, shijojnë lidhjen e tyre.

Së fundi janë ngritur dyshime të reja, çifti tashmë janë burrë e grua.

Fansat e dyshes, besojnë se ata kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, shkruan Daily Mail.

Lidhja e tyre filloi në mars të vitit të kaluar (2021), ku edhe debutuan së bashku mbi tapetin e kuq po atë gusht, duke u përqafuar në premierën e “The Suicide Squad” në Los Anxhelos.

Që atëherë, ata kanë mbështetur karrierën e njëri-tjetrit, kanë veshur veshje të ngjashme dhe madje kanë marrë pjesë së bashku në “Oscars”.

Taika është parë me unazë që duket si një shenjë martese, në një foto të bërë nga motra e Ritës.

Regjisori shihet duke shijuar diellin tropikal, me një unazë në gishtin e martesës, derisa, në një foto tjetër, Rita përdor një mbishkrim për të mbuluar pjesën e unazës në dorën e tij.

Regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej i relaksuar dhe i lumtur, me një palë syze dielli të bardha, këmishë të bardhë verore dhe pantallona të shkurtra.

Thashethemet se dyshja do të martoheshin nisën në qershor të këtij viti, me burime që lanë të kuptohet se ata planifikonin të bënin një ceremoni intime martesore për më vonë këtë vit, përpara se të festonin në Londër me një zhurmë më të madhe.