Ngrihet parashuta për ditëlindjen e nënës së Luizit: Je mbretëresha jonë

Ditën e sotme, nëna e Luiz Ejllit, po feston ditëlindjen.

Banorët e kanë uruar Luizin, për ditëlindjen e nënës dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë.”

Por padyshim nuk mungon as urimi i fansave për nënën e këngëtarit në këtë ditë.

Një parashut është ngritur ditën e sotme ku në të valvitet një pankart me shkrimin:

“Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!”.

Videoja është shpërndarë edhe në profilin e Luizit në ‘Instagramin’ e tij./Lajmi.net/