Ngrihen çmimet e produkteve kryesore, ndalesë për eksportin e grurit dhe miellit

Qeveria mbrëmë vonë solli Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve kryesore: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve në ditën e shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përveç atyre që ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse.

Ky Vendim, siç u njoftua, hyn në fuqi ditën tjetër pas publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, dhe është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret situata aktuale në treg, si dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesave të rritura.

Inspektorati i tregut obligohet të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në depotë dhe qendrat distribuuese për ta përcaktuar situatën për rezerva të mundshme të fshehura të produkteve kryesore ushqimore dhe njëherësh ta ndjekë situatën nga aspekti i rritjes së papërshtatshme të çmimeve edhe atë rregullisht, çdo tri ditë, për ta informuar Qeverinë.

Në seancën qeveritare është miratuar edhe Informacioni me të cilin propozohet ndalesa për eksportin e grurit dhe miellit të grurit ndaj vendeve për kohë të pacaktuar. M.E, Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria Doganore duhet t’i ndërmarrin të gjitha aktivitete e domosdoshme me qëllim të zbatimit të kësaj mase.

Qeveria e angazhoi Drejtorinë doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë ta ndjek trendin e eksportit të vajit të rafinuar të lulediellit për ushqim, orizit, brumërave (makarona, biskota ejt.). Njëherësh solli rekomandim për industrinë përpunuese ta ketë parasysh kuotën pa doganë për importimin e grurit prej vendeve-anëtare të OBT-së në sasi prej 80.000 tonë.

Në pajtim me konkluzat e Qeverisë, M.E, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencinë e Rezervave të Mallrave, së bashku me industrinë e mullinjve dhe atë përpunues, të përcaktojnë gjendjen aktuale të sasisë të grurit dhe miellit.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë për Rezerva të Mallrave të përpilojnë listë të produkteve ushqimore të cilat do të ishin lëndë e importimit eventual intervenues në afat prej pesë ditësh, ndërsa Agjencia e Rezervave të Mallrave duhet menjëherë të dorëzojë listë të mallrave të cilat janë në rezervë me të dhëna për sasinë.

Qeveria mbrëmë e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë që menjëherë të dorëzojë propozim për ulje të taksës doganore për 100 për qind për prodhimet miell, grurë, vaj luledielli, sheqer të bardhë, sapunë, detergjente, veshmbathje dhe aksesorë, pelena për fëmijë dhe të rritur, shami ose faculeta, maska plastike me filtër tekstili, mbulesa tekstili për përdorim kirurgjikal, kostume letre kirurgjikale, maska ​​letre, kostume gome mbrojtëse, doreza gome, kirurgjikale dhe të tjera, kostume të tekstilit kirurgjik, acidi klorhidrik dhe dezinfektues të tjerë, asepsol, alkool mjekësor dhe syze mbrojtëse.