Ngjarjet në Hasanbeg, 21 persona thirren në bisedë informative

Për rastin në Hasanbeg, ku u protestua të hënën në mbrëmje gjatë orës policore Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka identifikuar dhe ka marrë në pyetje edhe 21 persona të tjerë. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë në protestën e organizuar gjatë orës policore pas arrestimit të tre personave. Sektori për punë të brendshme –Shkup ka ngrit padi penale për tre persona lidhur me ngjarjen e para ca ditëve në Hasanbeg të Shkupit, ndërsa prokuroria kërkoi dënim për secilin nga pesë muijë euro për shkak të thyerjes së Ligjit.

Tabelë:

“Gjatë periudhës së ardhshme, në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit Ministria për Punë të Brendshme do të vazhdoj të siguroj prova materiale për personat e tjerë, dhe pas përfundimit të procedurës ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, do të ngritën padi adekuate deri tek Prokuroria Themelore Publike”.

Po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditor se gjatë 24 orëve të 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore. Prej tyre 56 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ndërmerren masa tjera. Gjithashtu sipas të dhënave statistikore gjatë ditës së djeshme janë dhënë 163 vendime për izolim ndërsa 47 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga zyrtarët policorë janë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim ku është vërtetuar se tre persona nuk kanë respektuar këtë masë. /SHENJA/