“Ngjarja në Deçan ka një skenarist”/ Zbulohet e vërteta që qëndron pas këtij sulmi

Sulmi në Deçan të Kosovës, mbetët ngjarja që tronditi vendin tonë.

Engima se kush është autori i këtij sulmi vazhdon të ekzistoj, përcjell “Bota sot”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar profesori universitar Enver Bytyçi, i cili shprehet se ky sulm të ngjason me ngjarjet e 1998 kur kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë.

Ndërsa për zhdukjen e autorit të këtij sulmi, profesori thotë se na lë të kuptojmë që ky sulm ka një skenarit dhe është i planifikuar.

Sipas profesorit nëse autori nuk gjendet atëhere na lë të kuptojmë që dikush atë po e strehon dhe se ky akt kriminal na shton dyshimin se ka dorë shteti serb.

Postimi i plotë

Ngjarja e Deçanit ka mbetur pa autor. Nuk dihet as emri i tij. Të marrësh kallashnikovin e t’i dalësh përballë një autobusi në të cilin ka fëmijë shkolle, është një guxim i shpërblyer nuk dihet me çfare. Por më shumë me duket si ngjarja e vitit 1998, kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë, vetëm e vetëm që të akuzohen shqiptarët për këtë masakër!

Autori i krimit është zhdukur. Sikur e ka thith toka. Por më çudit fakti se është anonim, pa emër, pa mbiemër. Kjo do të thotë se e gjithë ngjarja ka një skenarist, ka një regjisor, ka dhe aktorët, pra autorët. Krimineli nuk është i vetëm e ndërkohë është i padukshëm!

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim terrorist të ndonjë shërbimi sekret anti-Kosovë! Ndoshta që të shkaktojë krizë në qeverisjen e vendit. Ndoshta që të krijohet ndonjë konflikt social e civil! Skenari në këtë rast nuk përfundon me aktin terrorist të vrasjes së tre personave.

Thuhet se autori i krimit ka kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri. Dhe nëse ai nuk zbulohet edhe për pak ditë, do të thotë se dikush atë e strehon, e mbron dhe madje e respekton për aktin kriminal në Deçan! Kjo më bën të shtoj dyshimin se në këtë akt kriminal ka dorë shteti serb!