Ngacmohet seksualisht një grua në Drenas

Një grua në Drenas është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur.

Siç bën me dije policia përmes raportit, njësitë relevante kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori .Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet më tej në raport, transmeton Klankosova.tv.