“Nga zyrë e shtetit, në zyrë partie” – Çitaku: Imagjinoni nëse Thaçi, Mustafa ose Haradinaj do të kishin vepruar si Albin Kurti sot

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për përdorimin e pushtetit për interesa partiake, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se Kurti po e shndërron zyrën e shtetit në një zyrë partie, duke zhvilluar pazare politike prapa dyerve të mbyllura dhe duke ushtruar presion mbi përfaqësuesit e komunitetit jo-shumicë.

Çitaku e akuzoi Kurtin për shkeljen e ligjeve dhe përbuzjen e traditave dhe parimeve të demokracisë, duke thënë se ky veprim do të sjellë një fund të turpshëm për të.

Ajo përmendi se historia nuk fal dhe populli nuk harron.