Dy artiste të njohura të estradës janë bërë bashkë për të sjellur një bashkëpunim të parë mes tyre.
Këngëtaret Fifi dhe Ronela Hajati kanë bashkuar forcat për një duet të radhës, puna për të cilin tashmë ka nisur.
Ishte Ronela ajo që ka bërë të ditur një gjë të tillë duke ndarë një imazh nga studio muzikore ku shihet Fifi duke regjistruar këngën.
Dyshja nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë një projekt mes tyre padyshim do të mirëpritet nga fansat.
Kjo vjen pak kohë pasi Ronela lansoi këngën “Si yll”, ndërsa Fifi aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Donjeta Morina.
Ndërkohë, Fifi dhe Ronela përveç projekteve të tjera që do të sjellin, pritet që të jenë aktive edhe me koncerte gjatë këtij sezoni veror.