Nga sot Ukraina do të eksportojë energji elektrike në Evropë

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Duke nisur nga dita e sotme, Ukraina do mund të eksportojë energji elektrike në tregun evropian. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se tashmë Ukraina do të jetë burim shtesë i energjisë elektrike për BE-në. Nga ky shërbim do të fitojë edhe vetë Ukraina dhe presidentja e KE-së shton se kjo është një çështje “win-win.”

“Jam shumë e lumtur të njoftoj se Ukraina tani mund të eksportojë energji elektrike në tregun e BE. Ajo do të sigurojë një burim shtesë të energjisë elektrike për Unionin. Dhe të ardhura shumë të nevojshme për Ukrainën. Kështu që ne të dyja palët përfitojmë.”