Nga sot Shqipëria mbyllet që në orën 20:00, rregullat e reja anti Covid

Duke filluar që nga dita e sotme deri më 25 shkurt Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Një ditë më parë Komiteti teknik i ekspertëve në kuadër të rritjes së numrit të rasteve të reja vendosur kufizimet e reja për lëvizjen e njerëzve, për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Gjithashtu u vendos që shkollat e mesme në 7 bashki të nisin më skenarin e tretë mësimin online deri më datë 26 shkurt.

Masat e reja anti COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.