Nga sot dezinfektim shtesë i autobusëve dhe kabinave të teleferikut

NQP Shkup njofton se nga sot do të fillojë me dezinfektim shtesë të mjeteve të transportit publik si dhe kabinat e teleferikut në Vodno.

Çdo autobus pas përfundimit të turnit dhe rrugës së caktuar, do të
dezinfektohet me një ilaç të duhur të bazuar në alkool dhe Dezintal 10%,
gjegjësisht me spërkatjen do të trajtohet pjesa e brendshme e autobusit,
ndërsa me dorë do të dezinfektohen edhe disa pjesë të autobusit.

Dezinfektimi plotësues vjen si masë për mbrojte kundër koronavirusit, duke
pasur parasysh që transportin publik në Shkup e përdorin mesatarisht nga
115,000-130,000 qytetarë në ditë, ndërsa qindra qytetarë e vizitojnë dhe e
përdorin teleferikun.

Dezinfektimi shtesë (urgjent) do të bëhet çdo ditë, derisa të merren
rekomandimet e reja nga autoritetet kompetente që e monitorojnë gjendjen e
koronavirusit.

Nga NQP- Shkup gjithashtu theksojnë se dezinfektimi i brendshëm i
autobusëve bëhet çdo ditë përmes të ashtuquajturit kujdes i rregullt ditor
(pastrim, larje). Më pas, mjetet e transportit publik trajtohen me mjete të
përshtatshme ekologjike të cilat kanë veti dezinfektuese.